Zbardhet debati mes Maldinit dhe Spallettit: “Kampionatin e fitove, çfarë dreqin kërkon?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani fitoi 0-4 takimin e kampionatit përballë Napolit, sfidë ku skuadra e Spallettit nuk ishte e impenjuar maksimalisht. Diferenca e madhe me ndjekësit i bën komodë lojtarët napolitanë.

Këto dy skuadra do të përballën edhe dy herë të tjera mes tyre në ditët e ardhshme, për llogari të çerekfinaleve të Champions League.

Tensioni nuk mungoi në fundin e ndeshjes. Protagonistë ishin Luciano Spalletti dhe Paolo Maldini. Trajneri i Napolit po ankohej tek arbitri, ndërkohë që aty pranë kaloi edhe drejtuesi i kuqezinjve.

Trajner, dukesh shumë nervoz. Ti e ke fituar kampionatin, çfarë dreqin kërkon?”, iu drejtua legjenda e Milanit Spallettit.

Ky i fundit zbuloi edhe versionin e tij: “Po i kërkoja llogari arbitrit për ndëshkimin e Lobotkas me karton të verdhë. Aty kaloi Maldini, i cili ngriti duart lart si për të thënë se ‘gjithmonë ankohesh’.

Nëse ekziston dikush që proteston, janë ata të Milanit. Njësoj si vitin e kaluar. Nuk më pëlqeu fakti që ai ndërhyri kur po flisja me arbitrin. U mërzita disi. Gjithsesi, ai është Paolo Maldini”, u shpreh Spalletti.

Të fundit

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Lajme të tjera

Web TV