Zgjedhjet e 14 majit/ Meta nga Durrësi: Do t’i japim fund modelit të betonit kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët së bashku me kandidatët për këshilltarë në Bashkinë e Durrësit, foli për zgjedhjet e 14 majit.

Meta u ndal tek modeli i ndjekur i qeverisë, teksa tha se kryeministri Edi Rama ka betonizuar Durrësin.

Po ashtu, kreu i PL-së u shpreh besimplotë pë zgjedhjet lokale, duke thënë se më 14 maj do i jepet fund modelit të betonizimit.

“Do t’i japim fund modelit të bashkisë si beton kriminal që nisi në Tiranë para 20 vitesh, e Edi Ramës, ku u konsolidua jo vetëm në Tiranë por edhe në Durrës. Është beton kriminal pasi ka guxuar të vrasë trashëgiminë historike. Në Berat isha dje dhe u shokova nga një mostër betoni.

Qyteti mbrohet nga UNESCO por jo nga shteti. Besoj se me vetëm ne do i japim fund modelit të betonit, që vret interesin publik, asgjëson fushat sportive, objektet social kulturor për qëllim korrupsion.

Unë jam besimplotë për fitoren e kandidatit tonë, Igli Cara. Njëkohësisht jam besimplotë se fitorja bindëse e listës sonë bashkë fitojmë më 14 maj do të jenë një mbështetje e madhe për Igli Carën dhe një garanci se modeli do të jetë ndryshe.

Shohim një përfaqësim si kurrë më parë të shoqatave për të mbrojtur hapësirat dhe interesat publike. Qytetarët të Durrësit të mbështesin fuqimisht Igli Carën dhe listën për Këshillin Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë””, tha Meta.

 

 

Të fundit

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

HOROSKOPI i ditës së shtunë, 10 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në dashuri, kini kujdes sepse tensionet mund të rikthehen në çift. Ruani qetësinë dhe përpiquni t’i përballoni problemet me qetësi. Në punë,...

Lajme të tjera

Web TV