Thierry Henry: “Messi duhet të rikthehet tek Barcelona, për dashurinë e futbollit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry, 45 vjeç, ka shprehur këtë të hënë me forcë bindjen e tij se gjëja më e mirë për Lionel Messin është të kthehet te Barcelona sezonin e ardhshëm.

Klubi dëshiron që kjo të ndodhë dhe do të përpiqet t’I ofrojë kontratën e duhur, pasi “ylli” amerikano-jugor është në përfundim të kontratës me parizienët.

“Messi duhet të kthehet te Barcelona, për dashurinë e futbollit”, tha Henry, i cili ishte shok skuadre me pleshtin pikërisht te Barça, nga viti 2007 deri në vitin 2010.

“Nuk është informacion, është një dëshirë. Messi duhet të kthehet te Barcelona për dashurinë e futbollit… dhe sepse ai nuk u largua nga klubi siç duhej. Lotët e lamtumirës së tij e vërtetojnë këtë”.

Ky është reagimi i prerë i francezit Thierry Henry pasi pa Messin duke u fishkëllyer nga tifozët e kampionëve francezë në humbjen e fundit me Lyonin.

“Është e turpshme të dëgjosh kore kundër Messit. Nuk mund të shash një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, me 13 gola dhe 13 asistime”, ka vijuar Henry, cituar nga “L’Équipe”.

Nuk është e lehtë të drejtosh një “orkestër” me tre “dirigjentë”. Në Argjentinë, ai është shefi. Lojtarët e tjerë të Argjentinës do të vdisnin për të! Dhe kur Leo e ndjen, askush nuk mund ta ndalojë. Këtu (te PSG) është ndryshe”, nënvizoi Henry, i zhgënjyer nga kritikat për Messin.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV