Skandal tek Nantes, trajneri nuk grumbullon lojtarin sepse agjëron për Ramazan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk u grumbullua me skuadrën pasi refuzoi të ndërpriste agjërimin e Ramazanit në ditën e ndeshjes. I ndodhi mbrojtësit algjerian të Nantës, Jaouen Hadjam, praktikant mysliman i cili u përjashtua nga trajneri i tij për sfidën që më pas e humbi kundër Reims të dielën në Ligue 1. Hadjam që kishte shkuar te Nantes nga Paris ishte aktivizuar 9 herë nga trajneri Koumbare që në lidhje me këtë çështje u shpreh:

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshtje me Jaouen në lidhje me këtë. I mbështes ata që vendosin të agjërojnë, por në ditën e ndeshjes nuk duhet ta bëjnë. Ndaj është shumë e thjeshtë, nëse nuk ha në ditën e ndeshjes, nuk luan. Nuk është një dënim, rregullat i vendos unë. Kjo është një zgjedhje e tij dhe e respektoj”.

Ndërkohë, vetë 20-vjeçari i ka komunikuar klubit se mund të ndërpresë agjerimin vetëm për ndeshjet në transfertë. Diçka kjo që për ata që njohin rregullat e agjerimit të myslimanëve është e kuptueshme, pasi nga ky obligim përjashtohen ai që udhëton dhe i sëmuri. Në ditët e kaluara ishte hapur ndërkohë një polemikë pikërisht në Francë në lidhje me Ramazan, për sa i përket ndërprerjes për pak minuta të ndeshjeve në perëndim, sa për t’ju lejuar futbollistëve myslimanë që të shuajnë etjen apo të hanë një frut para se të rikthehen në fushë.

Franca këtë herë shkon kundër tendencës europiane, pasi në Premier League dhe në Serinë A italiane është lejuar ndalimi i ndeshjeve për iftar, siç u pa edhe gjatë në Angli këtë të hënë Everton – Tottenham apo në San Siro të shtunën gjatë Inter- Fiorentina. Edhe diçka interesante, shumë janë surprizuar për oraret e nisjes aspak të zakonshme të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Afrikës 2023 apo ato të javës së fundit të fazës së grupeve në Champion s për CAF.

Lexo edhe :  Dikur shënonte në Premier League, 50-vjeçari vazhdon ende të luajë futboll

Për shembull Wydad Casablanca – js Kabylie të dielën e kaluar nisi në orën 22.00. Natyrisht diçka e tillë është bërë që të pritet perëndimi për t’ju dhënë kohë lojtarëve të shuajnë etjen dhe urinë para se të luajnë. Quhet respekt, apo tolerancë, nuk është kaq e vështirë. Diçka që i duhet shpjeguar dhe trajnerit të Nantes.

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV