Kosova mungon në hartë gjatë Konventës së turizmit/ Rama: Nuk i erdhi gjë e keqe kombit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Konventën ndërkombëtare të turizmit që u mbajt dje në Tiranë, gjatë prezantimit të një kompanie nga Spanja, në prapavijë të panelit ndodhej një hartë, ku Kosova tregohej si pjesë e Serbisë.

Pas kritikave të ashpra për këtë çështje, ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se Shqipëria nuk është Irani që i kontrollon të ftuarve prezantimet e në rastin tonë Spanjës, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Ai deklaron se kombit nuk i erdhi asgjë e keqe nga dalja e asaj hartë për një minutë.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në Konventën e Turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, shkruan Rama.

Të fundit

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit...

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të tëra protestash masive mbi akuzat...

Lajme të tjera

Web TV