Luftar Reçi 6 orë përplasje në SPAK me avokatët e Berishës dhe Dervishajt/ Sherr për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Luftar Reçi, bashkëpuntori i prokurorisë së posaçme SPAK, ka dalë për të dytën herë para 6 të pandehurve, që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit në muajin Shkurt 2005.
Në seancën e rradhës, Luftar Reçi, i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve Lulzim Berisha, Indrit Rusi dhe Plaurent Dervishaj.
Për më shumë se 6 orë, avokatët e kanë pyetur Reçin për dinamikën e krimit të ndodhur në Tiranë dhe Durrës, ku mbetën të vrarë tre persona. Reçi në pjesën më të madhe të rrëfimit të tij, i ka qëndruar besnik dëshmisë së parë të dhënë në gjykatë, duke këmbëngulur se asgjë nuk ka treguar të pavërtetë.
Ndërkohë në dyshminë e dytë, Luftar Reçi, ka nxjerë dhe emra të tjerë si persona që ai ka biseduar për ngjarje kriminale.Disa nga këta persona, ai ka treguar se ndodhet brenda në burg. Ndërsa disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë të jenë jashtë.
Reçi, u përplas ashpër me dy avokatët e Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishës, në momentin kur ata i kujtuan dhe i vunë në dukje një intervistë të dhënë prej tij disa vite më parë, tek një televizion informativ.
Sipas avokatëve Luftar Reçi, ndryshe ka deklaruar në këtë intervistë dhe ndryshe ka dëshmuar pranë prokurorisë së posaçme SPAK.
Por nga ana tjetër Luftar Reçi, ka reaguar se ajo intervistë është dhënë prej tij dhe nuk është transmetuar asnjëherë në TV.
Sipas Reçit, njerëz të afërm të personave të pandehur, kanë korruptuar njerëz të medias, të cilët kanë ndaluar publikimin e intervistës dhe shitur materialin palëve në këtë proces gjyqësor.
Për shkak të debateve të shumta, dhe kohëzgjatjes së seancës, gjyqi ndaj të pandehurve është shtyrë për javën e ardhme, duke vijuar sërisht me pyetjen e Luftar Reçit,ku këtë rradhë do jenë avokatët e Indrit Taullaut, ata që do pyesin bashkëpuntorin e prokurorisë së Posaçme, Luftar Reçi.
Më tej do jetë Emiljano Shullasi dhe Viktor Imeri, që do i drejtojë pyetjet, Luftar Reçit.
Procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj 7 të pandehurve të SPAK, ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë.
Prej datës 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun,Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut.

Të fundit

Tragjike! Shembet çatia e një klubi nate, 27 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e...

Rama ndan pamjet: Në kantierin e portit turistik të Durrësit po merr formë një plazh i ri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Portit të ri turistik të Durrësit. Nëpërmjet një statusi të publikuar...

PD ndez motorët elektoralë, ekipi i Chris LaCivita nis punën në shtabin e fushatës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka ndarë një foto përmes së cilës ka treguar se grupi i strategut elektoral amerikan Chris LaCivita ka nisur punën...

Sa gjatë mund të rezistojë njeriu pa pirë ujë

Uji është një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e shëndetit të njeriut. Të dhënat e ekspertëve tregojnë një njeriu mund të mbijetojë për...

Shpërthen vullkani ‘Kanlaon’ në Filipine, reja e hirit ngrihet në 4000 metra lartësi

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) njoftoi se vullkani Kanlaon është aktivizuar në orën 05:51 me kohën lokale. Një vullkan ka shpërthyer në Kanlaon në ishullin Negros...

Lajme të tjera

Web TV