Tentuan të kalonin mbi 100 kg kanabis drejt Greqisë, gjykata lë në burg çiftin rumun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka dhënën masën “arrest me burg” për dy rumunët që u kapën në doganën e Kapshticës me rreth 100 kilogram kanabis të fshehur në rulotin që po udhëtonin.

Çifti, Geroge Coman 56 vjeç dhe Daniela Buturugaru 38 vjeç, u ndaluan 3 ditë më parë në pikën kufitare dhe pas kontrollit në skaner të automjetit, u konstatua diçka e dyshimtë që detyro policin kufitare të ushtrojë kontroll më të imtësishëm.

Në seancën e sotme, çifti i ka qëndruar fjalëve që kanë thënë në polici se nuk ishin në dijeni për lëndën narkotike.

Prokuroria në vazhdim do të duhet të bëjë analizat e gjurmëve dalitoskopike për mjetën dhe lëndën narkotike.

Ata kanë deklaruar se në Shqipëri do të kalonin tranzit, pasi do të shkonin për pushime në Selanik.

Mbrojtja ka kërkuar një mëse sigurie më të lehtë, atë të mos lejimit të daljes nga territori i Shqipërisë.

Avokati i rumunëve Mateo Balli: Të dy shtetasit mohojnë të kenë dijeni për drogën. U kërkua masë më e lehtë, ndalim i daljes jashtë Shqipërisë.

Sasia e dyshuar është prova e prokurorisë dhe gjurmët e gishtave. Deklarojnë që kanë qenë turistë, kanë kaluar pushime dhe në Selanik. Të dy janë ndihmës kuzhinierë

Të fundit

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Capello analizon Milanin: “Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur te Rafael Leao: “Rafa është...

Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vetëm të iki ky…

Nga Lutfi Dervishi Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante: "Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy" Dhe ai...

Lajme të tjera

Web TV