VIDEO/ Goditi me grusht portierin Handanovic në Derbi, ja pezullimi që e pret Cuadradon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi të Italisë nuk i mungon kurrë tensioni. Përballja mes Juventusit dhe Interit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, përfundoi në barazim 1-1, duke bërë që verdikti për finalisten të shtyhet për në sfidën e ardhshme në “San Siro” më 26 prill.

E nëse rezultati foli për paqe, nuk ndodhi e njëjta gjë në fushë, pasi goli i barazimit, i shënuar nga Lukaku në shtesë, provokoi një tension të lartë mes palëve.
Arbitri ndëshkoi sulmuesin belg me kartonin e dytë të verdhë dhe e largoi nga fusha për sekondat e mbetura, por tensioni vijoi edhe pas ndeshjes.

Protagonistë ishin kapiteni zikaltër Samir Handanovic dhe anësori kolumbian Jun Cuadrado, me këtë të fundit që nuk ngurroi të godasë me grusht në fytyrë gardianin e Interit. Videoja po bën me shpejtësi xhiron e botës, teksa Handanovic dhe veçanërisht Cuadrado, rrezikojnë të pezullohen për një afat të gjatë.

Kështu portieri i Interit është e sigurt që do të mungojë në ndeshjen e kthimit për shkak të kartonit të kuq, ndërsa Cuadrado do të humbë si gjysmëfinalen e dytë, ashtu edhe finalen, pasi plotësoi edhe numrin e kartonëve të verdhë, por u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Gjithsesi pritet të merren në shqyrtim videot e sherrit dhe për grushtin ndaj Handanovic, Cuadrado pritet të pezullohet minimalisht 5 ndeshje, por mund të shkojë edhe më keq. Gjithashtu, dënimi nga organet e Disiplinës merr fuqi edhe në kampionat, ndaj Cuadrado rrezikon të humbë një pjesë të mirë të ndeshjeve të Juventusit në këtë fund të sezonit.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV