Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ miraton emrat e 6 kandidatëve për Tiranën

Komisionin  Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme emrat e kandidatëev që do të garojnë për bashkinë e Tiranës.

Për kryeqytetin do të garojnë në zgjedhjet vendore 6 kandidatë. Tirana është qyteti me numrin më të madh të kandidatëve për garën e bashkive.

“Regjistrimin e Erion Veliaj si kandidat të bashkisë Tiranë mbështetur nga PS, regjistrimin e Belind Këlliçit si kandidat të bashkisë Tiranë mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Një emër i ri për bashkinë e Tiranës është Arlind Qori, i cili do të përfaqësojë partinë e sapoformuar, Lëvizja Bashkë.

Por po ashtu sfidën e ka hapur dhe Fronti i Majtë, Marko Dajti.

Përkundrejt tyre në garë është edhe ish-demokratja Lalja Pernaska dhe Roland Bejko i Partisë Demokratike Zyratre.

Edhe pse partitë kryesore kanë nisur takimet elektorale, zyrtarisht fushata do të nisë me 14 prill për tu mbyllur me 12 maj.