Marrëveshje kibernetike me Emiratet/ Rama: Ka rëndësi strategjike për vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të enjte është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike. Kryeministri i Edi Rama u shpreh se marrëveshje është strategjike, pasi ruan integritetin e vendit tonë.

Ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë krah Shqipërisë  në momente të vështira, ndërsa mes tjerash listoi eksodin masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dhe tërmetin shkatërrues të 2019.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që kanë qenë të pranishëm, dhe na kanë ardhur në ndihmë kur e kemi pasur të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke nisur me eksodin e madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Kjo është një marrëveshje strategjikë e vendit tonë, sepse ka të bëjë me integritetin e vendit. Sot është lloji i ri i kërcënimit, jo duke treguar tanket apo avionët që shkelin integritetin territorial, por duke sulmuar hapësirën kibernetike duke paralizuar shërbimet”, tha Rama.

Të fundit

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet....

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

12 Korrik 1817 Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët më të thellë të Amerikës...

Lajme të tjera

Web TV