A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit? Si do sillen me votën kryeqytetasit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Tiranës janë pyetur nëse në 14 maj do ta bëjnë votën e pavlefshme dhe nga muaji shkurt në mars ka një rritje të numrit të atyre që mund ta ndërmarrin këtë akt, nga 11.7% që ishte në 12.9%.

Ndërsa numri i qytetarëve që thonë se nuk do ta bëjnë të pavlefshme fletën ka një rënie nga 88.3% që ishte në shkurt në 87.1% në mars.

Ata që mund të bëjnë të dy fletët e votimit të pavlefshme janë më shumë të paidentifikuar politikisht me 32.9%, pasuar nga votuesit e djathtë me 11.1% dhe votuesit e majtë me 7.2%.

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

Ndërsa ata që nuk do ta kryen këtë akt për t’i bërë të dyja fletët e votimit të pavlefshme janë më shumë votues të majtë me 92.8%, pasuar nga votuesit e PD-së me 88.9% dhe votuesit e paidentifikuar me 67.1%.

Barometri i ka pyetur kryeqytetasit nëse do ta ndanin votën për këshill nga ajo për kryebashkiak duke votuar kryetarin e një partie tjetër dhe anëtarët e këshillit të një partie tjetër.

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

Më të predispozuar për ta ndarë votën për kryetar nga ajo për këshill janë votuesit e paidentifikuar politikisht me 26.2%, pasuar nga votuesit e djathtë me 14.6% dhe votuesit e majtë me 6.2%. Ndërsa ata që e kanë të pamundur ta ndajnë votën për kryetar nga ajo për këshill janë më shumë votues të PS me 93.8%, pasuar nga votuesit e PD me 85.4% dhe votuesit e paidentifikuar me 73.8%.

Të pyetur sa është e mundur që të votojnë vetëm për Këshillin Bashkiak dhe të bëjnë të pavlefshme fletën për kryetar ka një rritje të numrit të qytetarëve që do ta ndërmerrnin këtë akt nga 8.3% që ishte në shkurt në 12.4% në mars. Ndërsa numri i qytetarëve që nuk do të votonin vetëm për këshill bashkiak është ulur nga 91.7% që ishte në shkurt në 87.6% në mars.

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

Edhe kur vjen fjala për të kundërtën për të votuar për kryetar dhe për të bërë të pavlefshme fletën për këshill numri i qytetarëve që mund ta ndërmarrin këtë akt është rritur nga 20.3% që ishte në shkurt në 24.8% në mars.

Lexo edhe :  Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Ndërsa numri i kryeqytetasve të cilët nuk do të votonin vetëm për Kryetar është ulur nga 79.7% që ishte në shkurt në 75.2% në mars.

Kur i shohim sipas ndasisë politike më të predispozuar për të votuar për Kryetar dhe për të bërë të pavlefshme fletën për Këshill janë qytetarët e paidentifikuar politikisht me 35.8% pasuar nga votuesit e djathtë me 27.2% dhe votuesit e majtë me 18.8%.

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

Ndërsa ata që nuk do të votonin vetëm për Kryetar janë më shumë votues të majtë me 81.2% pasuar nga votuesit e djathtë me 72.8% dhe të paidentifikuarit politikisht me 64.2%.

Me afrimin e datës së zgjedhjeve është rritur numri i qytetarëve që mund të votojnë për Kryetarin që preferojnë dhe për anëtarë këshilli të zgjedhin parti të ndryshme nga ajo e kryetarit nga 38.8% që ishte në Shkurt në 42.5% në mars. Ndërsa numri i atyre që nuk do ta ndanin votën për kryetar nga ajo për këshill është ulur nga 61.2% që ishte në shkurt në 57.5% në mars.

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

Kur i shohim politikisht, ata që do të ndanin votën për Kryetar nga ajo për Këshill duke votuar parti të ndryshme më shumë këtë veprim do ta bënin qytetarët e pa identifikuar politikisht me 55.3% pasuar nga votuesit e djathtë me 47% dhe votuesit e majtë me 31.3%. Ndërsa ata që nuk do ta ndanin votën politike më shumë janë votues të PS me 68.7% pasuar nga votuesit e PD me 53% dhe votuesit e paidentifikuar politikisht me 44.7%.

Një ndryshim tjetër që ka ndodhur nga Shkurti në Mars është rritja e rëndësisë të fletës së votimit për Kryetar nga 85.3% në 88.8% dhe është ulur rëndësia e fletës për Anëtarë Këshilli nga 6.3% në 5.5%./ Euronews Albania

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?/ Si do sillen

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV