EMRI/ Në kërkim për përdhunim në Itali, arrestohet në Durrës 46-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përdhunim.

Bëhet fjalë për shtetasin A frim Gjergjin, banues në Durrës, i cili rezulton i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Romës.

Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj, Italisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Pordenone”, kapet në kohë rekord një shtetas, disa orë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP Durrës.

Lokalizohet dhe kapet në Durrës, disa orë pas shpalljes në kërkim nga Interpol Roma, dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 46-vjeçari i dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.

Fast Albania, pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Bazuar në inteligjencën informative, Fast Albania ka lokalizuar në Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pordenone”, Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, në lagjen nr.18, Durrës, ka kapur shtetasin Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës.

Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.

Lexo edhe :  Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës/29-vjeçari përplas me makinë 2 policët

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor i shtetasit Afrim Gjergji.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Të fundit

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

U konfiskua se shkeli lejen e ndërtimit, zhvillues i pallatit ish-Drejtor i Urbanistikës

Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Lajme të tjera

Web TV