Meta dhe Berisha bëhen bashkë për takim në Vorë: Më 14 maj do të triumfojë ndryshimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë në një takim elektoral në Vorë, nga ku kanë hedhur sërish akuza ndaj Edi Ramës. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Vora është dëshmi e papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë.

Sipas Metës, infrastruktura në Vorë të lë për të dëshiruar dhe pretendon se kandidati i opozitës Indrit Hoxha do të sjellë ndryshimin.

“Është e tmerrshme të shikosh rrugë këtu në Vorë ku as me autoblinda nuk mund të shkosh dhe jo më me mjete. Është jashtë çdo imagjinate.

Unë besoj tek vizioni i Indriti, tek plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’ja ngrejë vlerën këtu qyteti. Besoj tek aftësitë e tij menaxheriale dhe tek plani për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja, por edhe vendase”, tha Meta.

Si në çdo dalje publike, Meta ka bindjen se më 14 maj do të triumfojë ndryshimi.

“Ndryshimi fillon dhe triumfon më 14 maj, shumë shpejt do të jetë edhe në nivel kombëtar. Unë besoj tek mençuria e të gjithë juve, edhe tek ata që me bindje politike mund ti kenë ndryshe po që vidhen nga rilindja, ky sekt kaq i papërgjegjshëm”, tha Meta.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV