Përplasja në fushë me Hendersonin, Alisson: “Japim jetën për Liverpoolin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpooli i këtij sezoni nuk ka aspak lidhje me skuadrën që i bëri të gjithë për vete gjatë viteve të fundit. The Reds po hasen me vështirësi të shumta në Premier League.

Kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm, është kthyer në një mision shumë të vështirë. Ndërkohë, Liverpooli mori një pikë përballë Chelsea, edhe falës ndihmës së VAR-it.

Teknologjia anuloi dy gola të vendasve në “Stamford Bridge”, ndërkohë që nuk mungoi tensioni midis Alisson Becker dhe kapitenit Jordan Henderson. Grindje të cilën portieri brazilian e shpjegoi në këtë mënyrë:

Unë dhe Henderson jemi dy persona që luftojmë dhe japim jetën për skuadrën. Dhe në fushë nuk mund të jemi aq të mirë e xhentil. Ne jemi burra që përpiqemi t’i bëjmë gjërat siç duhet për të ndihmuar ekipin.

Të bësh këtë këtë sezon është e vështirë, një sfidë e madhe. Ne jemi qenie njerëzore dhe kemi ndjenja si kushdo tjetër. Zemërohemi kur ndodh diçka e keqe dhe na bëhet zemra mal kur gjërat shkojnë mirë”, u shpreh Alisson.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV