Vajza bën për spital babanë në Kosovë

Një vajzë ka dhunuar fizikisht babanë e saj në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës.

Për rrjedhojë vazja është arrestuar nga policia.

Babai i vajzës është transportuar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.