Ndërron jetë prokurori i fundit i mbijetuar që dënoi nazistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore ka vdekur në moshën 103-vjeçare. Ben Ferencz ishte vetëm 27 vjeç kur dënoi 22 oficerë nazistë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Më vonë ai mbrojti krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet e luftës, një qëllim i realizuar në vitin 2002.

Ferencz vdiq në moshën 103-vjeçare, të premten në Boynton Beach, Florida. Teksa bëri me dije lajmin për vdekjen e tij, Muzeu i Holokaustit i SHBA tha se bota kishte humbur “një lider në kërkimin e drejtësisë për viktimat e gjenocidit”.

Ferencz lindi në Transilvani, në vitin 1920, por familja e tij emigroi në SHBA kur ai ishte i ri për t’i shpëtuar antisemitizmit, duke u vendosur më vonë në Nju Jork. Ai u diplomua në Shkollën Juridike të Harvardit. Ai u ngrit në gradën e Rreshterit dhe përfundimisht iu bashkua një ekipi të ngarkuar me hetimin dhe mbledhjen e provave të krimeve të luftës naziste. Ekipi ishte i vendosur me ushtrinë në Gjermani dhe do të hynte në kampet e përqendrimit, duke mbajtur shënime për kushtet në secilin dhe duke intervistuar të mbijetuarit.

Në një intervistë dhënë më parë ai e përshkroi Buchenwald, një nga kampet më të mëdha brenda Gjermanisë, si një “shtëpi me tmerre të papërshkrueshme”.

“Nuk ka dyshim se jam traumatizuar në mënyrë të pashlyeshme nga përvojat e mia si hetues i krimeve të luftës në qendrat e shfarosjes naziste”, ka shkruar ai. “Unë ende përpiqem të mos flas apo të mendoj për detajet”.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV