Kërcënuan me vdekje biznesmenin/ Reagon policia: Si u zbulua ngjarja nga përgjimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku biznesmeni Eral Myftaraj u kërcënua për vdekje në Cërrik.

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan Edmir Boçi, 37 vjeç, Algert Alcani, 27 vjeç, dhe Shaqir Alcani 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Përgjimet telefonike që prokuroria pritet ti vejë në dispozicion gjykatës do të hedhin dritë mbi rrethanat e kërcënimeve ndaj administratorit të Meteo SHPK nga Cërriku, i cili u kërcënua me jetë për të hequr dorë nga tenderi 1 milion euro i Bashkisë së Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal.

Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cërrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Lexo edhe :  Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Lajme të tjera

Web TV