Vrau kunatën dhe më pas veten/ Zbardhet dëshmia e nënës së 43-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi dje Shkozën në kryeqytet, ku një 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij teksa kjo e fundit flinte bashkë me fëmijën e saj të mitur. Roland Sinani pasi qëlloi për vdekje kunatën e tij, Migenën, më pas u vetëvra.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se prindërit kishin dëgjuar të shtënat armësh rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa nëna e autorit ishte e para që ishte përballur me 43-vjeçarin, duke iu drejtuar; “Çfarë na bëre o bir?!”.

Ndërkohë, 43-vjeçari i kishte treguar nënës së tij se; “ Vrava Migenën” dhe pas këtij episodi ai ka dalë jashtë në oborr dhe ka vrarë veten me të njëjtën armë, që e kishte pa leje. “Hymë në dhomë te nusja dhe pamë nëse kishte apo jo shenja jete, apo nëse ishte lënduar fëmija”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë nëna e autorit.

Roland Sinani, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, ndërsa sot dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit.

Të fundit

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Kush e zëvendëson Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon emrin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin...

Lajme të tjera

Web TV