E akuzuan si vegël e produksionit, reagon Ermiona: Kam harxhuar mbi 4 mijë euro me…

Ermiona Lekbello ka reaguar mbi komentet në rrjet pas daljes së saj të fundit në studion e Big Brother VIP.

Ish-banorja përmes një videoje në Instastory ka treguar se ka harxhuar mbi 4 mijë euro për ardhjet e saj në Tiranë.

Ajo thekson se nuk e përdor dot askush dhe rikujton se nga Big Brother u përjashtua me zarf të zi kështu që nuk ka vend për aludime.

“Meqënëse thoni që jam bërë vegla e produksionit, e dini sa kam paguar unë për këto vajtje-ardhjet e mia?

I kam të gjitha me dokumenta, mbi 4 mijë euro, me bileta avioni e të gjitha.

Unë them mendimin tim si të më dojë qejfi. Nuk më përdor njeri kollaj në këtë jetë.

E keni memorien shumë të shkurtër, mos harroni që kam dal me një zarf të zi që andej”, tha Ermiona.