I hodhën me tritol makinën, flet Ndreca: S’kam konflikte me askënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës tip ‘Audi’ në pronësi të kreut të Rithemelimit në Vau Dejes, Benard Ndreca. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:10 të mëngjesit.

Gazetari i Euronews Albania, tha se deri më tani dyshimet e vetme të Ndrecës lidhen me fillimin e fushatës zgjedhore, pasi ai është shprehur se nuk ka konflikte të mëparshme me askënd.

“Aktualisht në afërsi të banesës ndodhen forca të shumta të policisë, por edhe drejtues të grupit të rithemelimit si edhe kandidati për kryetar bashkie i kësaj force, zoti Zef Hila gjithashtu ndodhet edhe deputetja Greta Bardeli, e cila prite që më vonë të ketë një deklaratë sa i takon kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në prag të nisjes së fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Të vetmet dyshime deri në këto momente janë ato të lidhura me fushatën elktorale. Nga deklarimet paraprake të zotit Ndreca është shprehur se nuk ka konflikte apo hesape me dikë tjetër, ndaj dyshimet e vetme lidhen me fillimin e fushatës elektorale”,-tha gazetari.

Të fundit

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në...

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në...

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të...

Aksident në aksin Elbasan – Ish-Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Ish Metalurgji. Sipas burimeve për media, një automjet ka përplasur një...

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi...

Lajme të tjera

Web TV