Escobar në Tiranë/ Përfundon takimin me Ramën, ja për çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posacëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë.

Rreth orës 16:00 Escobar është parë të hyjë në ambjentet e kryeministrisë, ku ka takuar kreun e qeverisë Edi Rama. Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit kanë qenë zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen në 14 maj.

Më pas i dërguari i posacëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor do i drejtohet Presidencës, ku në orën 17:00 do të pritet në zyrë nga presidenti Bajram Begaj.

Nesër zyrtari i lartë amerikan do të takojë PD-në zyrtare, përkatësisht Enkelejd Alibeajn,Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Pjesë e axhendës së Eskobar është bërë edhe Ilir Meta, edhe pse herën e fundit kur diplomati erdhi në Tiranë, nuk e takoi Metën që mbante postin e Presidentit.

Nuk do të ketë një takim me Sali Berishën, dhe me asnjë deptutet demokrat që e mbështet atë. Vizita vjen 2 ditë përpara çeljes zyrtare të fushatës, dhe pak pasi Yuri Kim e ka quajtur Berishën një zjarrvënës që nuk meriton të votohet nga shqiptarët.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV