Marrëveshja me Serbinë, Haradinaj: Mund ta shajmë Kurtin, por është më e mira e mundshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira e mundshme, duke u bërë ndër të paktët politikanë në opozitë me Albin Kurtin, që vlerësojnë përpjekjet për arritjen e dialogut.

“Marrëveshja është më e mira, nuk e ka rezultatin final që do të ishte njohja bilaterale me Serbinë, por krejt materia e kësaj marrëveshjeje është më e mira që ekziston”, ka thënë Haradinaj ne Klan Kosova.

Ish-kryeministri është shprehur se nenet që janë pjesë e marrëveshjes nuk janë krijuar për marrëdhënien në mes të dyja vendeve, por, sipas tij, janë të cituara nga konventa ndërkombëtare me të cilat kanë funksionuar shumë vende. Ai theksoi se në këtë marrëveshje nuk flitet për autonomi.

“Ne mund ta shajmë Kurtin sa të doni, ruajuni me marrëveshjen, nuk janë autonomi, nuk ka kompensime për Serbinë në këtë marrëveshje. Marrëveshja është e mirë, veç harrojeni Kurtin një herë. Nuk e ka shkruar Kurti marrëveshjen po është e Amerikës, mendoj më së shumti kontribut aka ajo”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV