“Prindërve ua mori jetën Zoti, mua shteti!”/ Publikohet nga burgu letra e Redion Hysës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka publikuar sot në rrjetet sociale një letër të Redion Hysës, i cili qëndron pas hekurave pasi akuzohet se është autor i vrasjes së ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela. Hysa pretendon se po qëndron padrejtësisht në burg.

Ndërkohë, gazetarja pohon se i riu nuk është autori i vrasjes së efektivit të policisë, duke shtuar se ky rast është ‘shkërmoqje e Reformës në Drejtësi!’.

REAGIMI I GAZETARES
Redion Hysa: Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua po ma merr shteti padrejtësisht
“Më mirë dhjetë kriminelë të lirë, sesa një i pafajshëm në burg”…
Ky është rasti i Redion Hysës, që po mbahet në burg për vrasjen e oficerit të policisë Xhulio Prela.

Nga burgu, Redioni sqaron të vërtetën e tij përmes një letre drejtuar mua si gazetare. Kam pritur institucionet prej më shumë se një vit e gjysmë që të hetojë rastin, por asnjë reagim. Sepse faktet flasin, që Redioni nuk është autori i vrasjes së efektivit të policisë.
Rasti i Redion Hysës, është shkërmoqje e Reformës në Drejtësi!

LETRA NGA BURGU E REDION HYSËS
Përshëndetje znj.Klodiana Lala uroj të jesh mirë. Unë që po të shkruaj këtë letër, jam Redion Hysa, banues në Milot-Kurbin, i datëlindjes 17.05.2001, po ju shkruaj nga IEVP Lezhë burgu “Shën Koll”. Po të drejtohem me këtë letër për arsye se ka një vit që jam burgosur padrejtësisht. Me akuzojnë për një vrasje të një efektivi policie Xhuljano Prela. Prokuroria e Lezhës po më akuzon për një vrasje të cilën se kam bërë unë. Përpara se të më arrestonin, kanë kryer kontroll në banesën time rreth 6-7 herë, ku kontrolli ka qenë i imtësishëm dhe nuk është gjetur asgjë. Me datë 29 dhjetor 2020 policia ka ardhur për kontroll dhe unë janë drejtuar drejt e të një bot me ujë, që ndodhet në një soletë të vogël ku në të u gjetën dy armë, të cilat unë nuk isha në dijeni për to, që ndodheshin të shtëpia imë. Sa për dijeni ai bot uji ka qenë dhe i tejdukshëm dhe ishte fare e lehtë për t’u parë. Një ditë më para që ishin kontroll dhe kontrolluan aty ku ndodhet boti i ujit.
Më datë 29 dhjetor 2020, kur më arrestuan në shtëpi ndodhej edhe djali i xhaxhait, i cili ka qenë mysafir për darkë dhe e arrestuan bashkë me mua. Me sa kam kuptuar unë, ato armë janë hedhur nga dikush, i cili ka informuar edhe policinë.

Lexo edhe :  Turku i arrestuar në Tiranë ankohet për kushtet në burg, kërkesë Ministrisë së Drejtësisë

Prokuroria e Lezhës nuk ka asnjë provë që unë të rezultojë në këtë vrasje, përveç faktit të këtyre armëve që më kanë hedhur në pronën time.
Sipas informacionit që kishte policie, që aty ndodheshin ato armë, nëpërmjet një sms-je, që është dërguar te stacioni i policisë Kurbin dhe asnjëherë nuk është faktuar ky numër nga ka ardhur sms-ja. E kam kërkuar këtë person disa herë të ballafaqohem, por asnjë nuk me jep informacion rreth kësaj dhe prandaj kërkoj ndihmën tënde që të faktohen provat, pasi po me mbërthejnë dhe akuzojnë për një vrasje që se kam bërë dhe as nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Gjendja ime ekonomike është shumë e rënduar dhe skam asnjëri që të merret me këtë çështje, për arsye të një rasti tragjik të jetës time. Fatkeqësi aksidentale me vdiqën nëna dhe babai. Motra e vogël e mitur jeton tek dajat si dhe vëllai që kam mezi po mbijeton.

Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua do të ma marrë shteti, padrejtësisht. Prandaj po ju drejtohem juve, e vetmja shpresë që kam, që të mendosh si për fëmijet e tu, në këto kushte që jam të më ndihmosh për zbardhjen e kësaj ngjarje, që po rëndon mbi mya. Do tju jem mirënjohës për gjithë jetën. Sipas informacionit që kam Komisariati i Kurbinit dhe Lezhës, disponojnë fakte reale lidhur me këtë ngjarje dhe autorin i cili e ka bërë krtë krim, por e mbajnë në fshehtësi, sepse dikush është i lidhur dhe inkriminuar me këta persona.
Me respekt
Redion Hysa

 

Të fundit

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të...

Forcat Speciale arrestojnë bashkëshortin e ish-ministres socialiste, PSD kërkon lirim

Dardan Molliqaj, politikan i njohur në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar nga Njësia e Reagimit të...

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende, komentuesit e “kryqëzojnë”

Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare shumë shpejt do të bëhet mami i një djali. Ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ajo...

Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi

Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte...

Putin takon emirin e Katarit, kritikon mbështetjen turke për opozitën siriane

Gjatë një takimi në Moskë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë të fortë me...

Lajme të tjera

Web TV