A ekziston ngjallja e të vdekurve?/ Teologu shuan dyshimet: Varri i Krishtit është bosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teologu Miron Çako ka folur për botën e përtejme, sa e vërtetë është jeta pas vdekjes. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se për të krishterët ngjallja e të vdekurve ekziston, pasi shembulli më i mirë është Jezus Krishti.

Teologu ka theksuar do të ngjallen të gjithë të vdekurit, pra trupat tanë do të bashkohen përsëri me shpirtrat, pasi njeriu është një qënie shpirt-trup.

“Ringjallja e të vdekurve për ne ekziston, sepse ne të krishterët besojmë në ringjalljen e Krishtit. Po ta dish ne jemi në atmosferën që presim të festojmë ngjalljen e Krishtit, Pashkën, më 16 prill dhe për ne vdekja është një gjumë. Ashtu si ne që çdo ditë flemë dhe fjetja është një ikonë e vdekjes, një shëmbëllesë e vdekjes që t’i ndahesh nga realiteti dhe kalon në një pasivitet, sepse truri pushon atë kontaktin me botën e jashtme.

Pastaj ne zgjohemi dhe zgjimi është një lloj ngjallje. Ne të krishterët, nuk themi vdiq, po fjeti në zotin, sepse ne besojmë në ngjalljen e të vdekurve. Sot varri i Krishtit është bosh dhe ky varr bosh na tregon se ky njëri e mundi vdekjen. Prandaj ne besojmë në ngjalljen e të vdekurve, siç thuhet ka një lindje, ka një vdekje, por ka dhe një ngjallje në ardhjen e dytë të Krishtit që është edhe fundit i historisë së njerëzimit në kohë dhe hapësirë. Këtu do të ngjallen të gjithë të vdekurit, pra trupat tanë do të bashkohen përsëri me shpirtrat, njeriu është një qënie shpirt-trup. Trupi është një shtëpi, një banesë, një makinë, merre si të duash ti, një instrument i shpirtit. Shpirt je ti dhe unë, futur brenda kësaj banese, kësaj makine, vdekja është ndarja e shpirtit nga trupi. Edhe në momentin që ndahet shpirti nga trupi, trupi pushon aktivitetin, sepse trupi i jep jetë trupit. Trupi kthehet në dhe sepse të gjithë elementët kimik të trupit tonë janë dhe, po ta hapësh varrin pas një kohe do ta shohësh”, tha ndër të tjera ai

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

 

Të fundit

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye për të parë Vladimir Putin...

Lajme të tjera

Web TV