Aguero ndez rrjetin me deklaratat: “Golat e CR7 janë me fat, Messi driblon 5 lojtarë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kun Aguero ka thënë një frazë tepër polemizuese në një nga daljet e tij të fundit lidhur me golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

“Shikojeni, shikojeni ku shënon… Të gjithë golat nga gjuajtjet e lira janë fat i pastër. Ata të Messit janë të gjithë me kënd. Mendoj se edhe Raul ka shënuar gola më të mirë, madje edhe Benzema”, komentoi Aguero.

Në një video prej më shumë se 18 minutash, të ndarë mes momenteve më të mira të Messit dhe Ronaldos, “Kun” zhvlerësoi edhe bukurinë e golave ​​të CR7.

“Sa janë shënuar me goditje të lira? Nga 20 golat më të mirë të Ronaldos, 15 ishin nga gjuajtjet e lira. Në 20 golat më të mirë të Messit, në 15 prej tyre ka dribluar 5 lojtarë”, u shpreh argjentinasi.

“Në vitin 2009, Cristiano Ronaldo fitoi çmimin Puskas me një gol të shënuar rreth 35 metra larg portës, në një goditje spektakolare kundër Portos, kur ishte pjesë e Manchester United. Agüeros nuk i bëri përshtypje ky gol: “Ka qenë gabim i portierit,” u justifikua ai.

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV