Nga Njësia Administrative e Shëngjergjit, ku takoi banorë të kësaj zone, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se pas 14 Majit, transporti publik do të jetë falas edhe për ta.
“Ka premtuar tren elektrik dhe e ka çuar mashtrimin në atë pike, tha: duke qenë se ka problemin e ajrit të ndotur në Tiranë, se ju këtu nuk e keni, por Tirana e ka shumë qendra, tha; kur të jetë brenda qytetit treni elektrik do punojë me energji elektrike dhe sa po të lëri Tiranën, për të shkuar në Vorë, në Durrës apo në aeroport, ka për të punuar me karburant. Ju jeni zona më e largët në raport me qendrën e qytetit. zona e cila për transportin urban, për autobsin, korigjojeni nëse jam gabim, paguani 2 mijë lekë të vjetra. A bini dakord sikur pas 14 Majit ta keni pa pagesë. A e ndihmon zonën ky premtim? A e dini se për buxhetin e bashkisë kjo nuk është asnjë gjë, është vetëm çështje vullneti. Kështu që këtë lehtësi unë ua premtoj se do ta bëjë realitet pas 14 Majit. Autobusi Shëngjergj-Kinostudio do të jetë pa lekë. Për këtë u jap fjalën”, u shpreh Këlliçi.
Një tjetër problematikë që hasin banorët e zonave rurale, janë dhe procedurat burokratike për marrjen e lejeve në bashki, sa herë u duhet të kryejnë riparime në banesat e tyre. Pas 14 Majit, sipas Belind Këlliçit do të ketë lehtësira për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë riparime apo investime në pronat e tyre.
“U garantoj se do të keni lehtësira të padiskutueshme në të gjithë procesin e riparimit të shtëpive, apo të ndërhyrjeve që bëni për shtëpiat tuaja, për pronat tuaja private. sigurisht ne si forcë e djathtë e kemi të shenjtë pronën dhe e respektojmë padiskutim. Kjo është një lehtësi që u prek të gjithëve drejtpërdrejtë”, u shpreh Këlliçi.
Rrugët e brendshme rurale, janë një tjetër angazhim që do të ketë Belind Këlliçi pas 14 Majit, për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e Shëngjergjit.
“Ato para që ne do të destinojmë në Njësinë Administrative këtu në Shëngjergj, që edhe administratorin do ta zgjidhni ju vetë, kë doni ju t`ju përfaqësojë, pjesën kryesore, pjesën më të rëndësishme të buxhetit ne do t`ia dedikojmë për rregullimin, sistemimin e rrugëve të brendshme në Shëngjergj, sepse ka një nevojë urgjente aty”, u shpreh Këlliçi.
Para banorëve të kësaj njësie, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi edhe paketën fiskale, e cila prek banorët e zonave rurale me heqjen apo reduktimin e disa taksave dhe tarifave vendore, përfshirë taksën për tokën.
“Kam premtuar në paketën time të uljes së taksave dhe tarifave, diçka që ju u prek drejtpërdrejt, përveç reduktimit të taksës së arsimit që është një taksë që ka shkuar dëm, ka mbledhur 41 milionë euro nuk ka bërë një shkollë, përveç uljes së taksave me 30% dhe përgjysmimit të tarifës me 50% të tarifës së pastrim gjelbërimit edhe të hapësirë publike, ka një premtim që juve u prek drejtpërdrejtë është taksa zero për tokën bujqësore për pjesën që i përket bashkisë”.
Belind Këlliçi u shpreh para banorëve se me ndryshimin e administratorit të Njësisë Administrative, do të ketë edhe menaxhim të mirë të situatës me furnizimin me ujë të pijshëm.
“Premtimi i fundit, sigurisht këtu ka një problem edhe me menaxhimin e situatës me ujin e pijshëm, me punonjësit e të gjitha. Ajo është një çështje që rregullohet fare thjeshtë përmes administratorit të ri që do të jetë në njësinë administrative, kjo çështje merr drejtim fare thjeshtë”, u shpreh kandidati i opozitës.
Duke prekur plagën e madhe të shpopullimit dhe largimit të të rinjve nga vendi, Belind Këlliçi u shpreh se do të punojë pas 14 Majit, që në Tiranë dhe zonat rurale të rikthehen të rinjtë dhe familjet që kanë ikur gjatë këtyre viteve.
“Unë do të bëj gjithçka që është në kapacitetin tim, në fuqinë time, që të bëj të mundur që këtu të rikthehen sa më shumë të rinj e të reja apo qytetarë burra e gra, që kanë shkuar jashtë dhe që sytë i kanë nga vendi i tyre, nga Shqipëria, nga Tirana”, u shpreh Belind Këlliçi.