Turizmi në Ulëz/ Banorët: Qyteza e paprekur, preferohet nga turistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ulëz, pak kilometra larg kryeqytetit, mund të gjesh gjithçka nga ngjitjet në mal, ecja në natyrë, tek peshkimi, apo dhe udhëtimet me varkë.

Këto mundësi e kanë kthyer qytezën e vogël buzë liqenit në një destinacion të preferuar të vizitorëve të huaj por edhe shqiptare.

Banorët që i mirëpresin thonë turistët e zgjedhin Ulëzën për natyrën e paprekur.

Vëmendja me investime nuk ka munguar ndaj qytetit të vogël por banorët thonë se ende nuk i kanë të gjitha kushtet për t`ju ofruar vizitorëve shërbime cilësore.

Shumë janë larguar nga Ulëza por ata që kanë mbetur vijojnë të ruajnë traditat e mikëpritjes

Kujtojnë se qyteti dikur kishte më shumë njerëz ndërsa shkollat ishin plot me nxënës.

Turizmi, bujqësia dhe peshkimi janë aktivitetet kryesore me të cilat banorët e Ulezës sigurojnë jetesën.

Disa prej peshkatarëve edhe pse në moshë pensioni nuk kanë hequr dorë nga gjuetia në liqen.

Thonë se në ujrat e tij gjenden peshq të rrallë ndërsa ata vetë përpiqen ti respektojnë rregullat e ligjin duke mos peshkuar në periudha e ndaluara.

Ulza ndodhet jo më shumë se 1 orë e 30 minuta nga Tirana, aspak larg për të kaluar disa orë qetesie ne parkun natyror me familjen apo miqtë./O.S

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV