“Do hakmerremi”/ Vuçiç kërcënon Kosovën: Nëse vazhdon të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova dhe Serbia vijojnë përplasjet për çështjen e targave.

Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi në takimin në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, se do t’i propozohet qeverisë serbe, që të nxjerrë konkluzione për shkeljen e marrëveshjes për targat. Vuçiç u shpreh se nëse Prishtina vazhdon të pengojë lirinë e lëvizjes së serbëve në Kosovë, Beogradi do të marrë masa arbitrare ndaj atyre që i kanë automjetet me targa RKS.

“Të kërkohet një përgjigje urgjente nga BE-ja dhe organet dhe institucionet e tjera ndërkombëtare në mënyrë që institucionet në Prishtinë menjëherë t’i japin fund shkeljes së marrëveshjes për targat dhe të mundësojnë lirinë e plotë të lëvizjes për serbët, automjetet e të cilëve përdorin targa të ligjshme dhe legjitime, targat e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë nuk po kërkojmë më shumë se Prishtina të veprojë sipas marrëveshjeve nga dialogu, por edhe të gjitha dokumenteve tjera relevante juridike ndërkombëtare”, theksoi ai.

Sipas tij, ekipi negociator serb është i autorizuar që në përputhje me të drejtat e garantuara palës serbe me marrëveshjet e mëparshme për tabelat, të bëjë përpjekje shtesë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për atë çështje.

“Në rast se ata e refuzojnë këtë zgjidhje kompromisi dhe vazhdojnë të pengojnë lirinë e lëvizjes së serbëve dhe qytetarëve të tjerë që përdorin targa legale dhe legjitime të Republikës së Serbisë, pala serbe do të hakmerret me masa të konsiderueshme dhe adekuate”, nënvizoi Vuçiç.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV