Escobar: Çështja “McGonigal” e hapur penale, nuk e cënon marrëdhënien Shqipëri-SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ka zgjedhur që të mos e komentojë gjatë çështjen e hetimit të Charles McGonigal. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Top Story”, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se nuk mund të komentojë shumë këtë çështje pasi është ende nën hetim. Por shtoi se hetimi i McGonigal nuk i cënon marrdhëniet me Shqipërisë dhe Amerikës.

Sa i takon investimeve strategjike, Ecobar u shpreh se ka një dialog të hapur me qeverinë tonë dhe të gjitha qeveritë e rajonit se si duhet të trajtohet ky lloj investimi, qoftë ai kinez apo rus.

PJESË NGA INTERVISTA:

Grida Duma: Çështja McGonigal. Është ende në vazhdim dhe ka shumë pikëpyetje në opinionin publik në Shqipëri. A i dëmtoi marrëdhëniet pas akuzave të asaj dosjeje me kryeministrin Rama – mes kryeministrit Rama dhe SHBA-së?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të them dy gjëra. Një, unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Gjëja e dytë siç e përmenda më parë, marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është me popullin e Shqipërisë, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Thënë kështu, do të thoja se marrëdhënia jonë me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë.

Grida Duma: Më e mira që keni pasur ndonjëherë. Për sa i përket ligjit për investimet strategjike, edhe dosja McGonigal na ka shfaqur një ilustrim se ai ndoshta ka nevojë për shumë amendamente ose disa amendamente në mënyrë që kompanitë ruse të mos fshihen pas disa mënyrave të ndërlikuara për të hyrë në sektorë strategjikë që janë tani, pas luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, në një pozicion tjetër. Çfarë mendoni për kuadrin tonë ligjor për investitorët strategjikë?

Lexo edhe :  Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Mendoj se të gjitha vendet e rajonit, në të gjitha vendet e Europës, në fakt duhet të kenë njëfarë kontrolli të investimeve. Dhe ky ka qenë një diskutim i hapur me të gjithë partnerët tanë. Mendoj se të gjithë i kuptojnë rreziqet e pastrimit të parave, rreziqet e ndikimit keqdashës rus dhe do të thoja se ne kemi një dialog të hapur me qeverinë, këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë e rajonit se si duhet të trajtojmë atë lloj investimi, qoftë ai kinez apo rus dhe si e trajtojmë ne së bashku.

Të fundit

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Lajme të tjera

Web TV