Veliaj tregon kur përfundon Piramida/ Do studiojnë 5 mijë të rinj dhe të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piramida do të jetë gati nga ana e infrastrukturës në fillim të majit dhe në shtator do të presë të rinjtë dhe të rejat që duan të ndjekin pasionin e tyre në disa fusha të teknologjisë, duke siguruar një profesion të së ardhmes.

Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel.

“TUMO do transferohet tek Piramida. Ne kemi një interes që djemtë dhe vajzat që mësojnë kodim, mësojnë radio, audio, video, montazh, film, scratch, java, python, realiteti virtual. Po jetojmë në botën e inteligjencës artificiale, e të robotikës, megatronikës.

Kështu që ne duam që edhe ekosistemi aty, të jetë jo vetëm për të mësuar, por edhe për të bërë praktikën. Ne besojmë që në fund të prillit, në fillim të majit do kemi mbaruar me pjesën e infrastrukturës. Tani po vlon puna. Nëse në fund të prillit, në fillim të majit ne mbarojmë pjesën e infrastrukturës, shfrytëzojmë gjithë pjesën e verës për të bërë gjithë këto kompjuterë, kabllo, internet, pajisje të ndryshme elektronike, besojmë që me hapjen e vitit të ri shkollor, mund të fillojmë paralelisht sepse edhe nxënësit largohen për pushime.

Unë them që shtatori i këtij viti na gjen me kapacitet të plotë dhe ambicia është të dyfishohemi, nëse tani kemi 2000-2500 fëmijë, të shkojmë në 5 mijë fëmijë dhe unë besoj që këto janë punët e së ardhmes”, tha Veliaj.

Të fundit

Lista e 11 Majit, Rama mpreh lapsin deri në 12 Mars

Gjatë dy ditëve të takimeve me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Rama ka diskutuar mbi emrat e kandidatëve që...

Nga financat te lidhjet në çift, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm me gjërat, fjalët dhe situatat. Do bëni të pamundurën që gjithçka të jetë në rregull. Ju...

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi dhe kur është e nevojshme...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

Lajme të tjera

Web TV