Bejko thirrje qytetarëve: Më votoni mua, mos u hutoni nga ata që strehohen te Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 24 orë na ndajnë nga data e nisjes zyrtarisht të fushatave zgjedhore për 14 majit.

Kandidati për Bashkinë Tiranë, Ronald Bejko u ka kërkuar besnikëve demokratë të jenë racional. Ai u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve të mos hutohen nga ata që strehohen në partitë e majta.

“Qëllimi im kryesor është bashkëpunimi me mendjet më të mira që ka Tirana në këto fusha, duke profilizuar një program të djathtë, me identitet të djathtë.

Kjo fushate nuk do jetë e vështirë për mua, do jetë e lehtë. Stili më i mirë është të shkosh derë më derë.

Por kjo s’do të thotë se do lëmë pjesë të tjera të Tiranës edhe pse koha na kufizon. Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e djathta.

E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racional.”- tha Bejko.

Të fundit

Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së...

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të Darmstadt ku ka dhënë versionin...

Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Arabia Saudite dhe Katari janë zotuar të shlyejnë borxhin e Sirisë ndaj Bankës Botërore, duke hequr një pengesë për udhëheqjen e re të vendit...

Rama nuk thotë asnjë fjalë për 6 mln euro lobim: Rama ka frikë se morëm avokatin e Trump

Pas publikimit të kontratës së lobimit të PD në SHBA, Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për 6 milionë dollarë që do t'i paguhen...

Ministri Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit...

Lajme të tjera

Web TV