Nis sot fushata zgjedhore/ OSBE thirrje për një fushatë të qetë dhe progresiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga sot starton zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Fushata do të zgjasë deri në mesnatën e 12 majit, për t’i lënë hapësirë heshtjes zgjedhore më 13 maj e më pas ditës vendimtare të votimit më 14 maj.

Në një reagim në rrjetet sociale, OSBE bën thirrje për një fushatë të qetë dhe me qasje progresiste.

“Shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.

Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare”, shkruan mes të tjerash OSBE në postimin në facebook.

Ndërkohë në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit ka mbërritur edhe kritika e parë nga organizatat ndërkombëtare.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se partitë politike nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor, pasi e kanë nisur fushatën zgjedhore para kohe duke theksuar se pjesë e këtyre takimeve kanë qenë edhe përfaqësues të administratës.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë të drejtë vote 3,650,550 shqiptarë, nga të cilët 122,545 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV