Nis zyrtarisht fushata, “Bashkë Fitojmë” e para në gogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni i Berishës dhe Metës do të kenë numrin një në fletën e votimit, ndërsa Partia Socialiste për herë të dytë në zgjedhje ka marrë numrin dy. Përtej shortit me numra, nga sot deri më 14 maj e gjithë makineria politike do të masë forcën.

 Sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale. Të gjithë kandidatët të majtë dhe të djathtë do të përballen kokë më kokë në kërkim të pushtetit lokal. Ndonëse praktikisht fushata ka nisur disa javë më parë nga të gjitha palët, sot njihet zyrtarisht përballja mes tyre në takimet intesive me elektoratin. Gjithashtu ditën e djeshme në Komisionin Qendror Zgjedhor u hodh edhe shorti i renditjes në fletën e votimit ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë numrin një në tërheqjen e goglave, çka do të thotë se në fletën e votimit do të jenë të parët, po nga shorteu Partia Socialsite do të jetë e dyta në renditje, ndërsa Partia Agreare Ambientaliste do të jetë e treta në renditje. Edi Rama pritet t’i rikthehet fushatës me dy gishta edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit. Nga shorti i hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i  Berishës dhe Metës do jetë në krye te fletës së votimit, ndërkohë subjekti i tretë do të jetë Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, ndërsa pas tij  me numrin 4 do të renditet Partia Republikane e Fatmir Mediut. Partia Demokratike zyrtare, e cila dështoi të nxjerrë kandidat në të gjitha Bashkitë e vendit, nuk përfitoi nga e drejta për t’u renditur në top listë por por zuri pozicionin e nëntë në fletën e votimit, ndërsa Partia Social Demokrate do të renditet e teta. Komisoni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin edhe për renditjen e kandidatëve për 11 Bashkitë e vendit. Në kryeqytet, fleta e votimit ka numrin më të madh të kandidatëve dhe goglat vendosën që numrin 1 ta mbajë kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. Komunisti Marko Dajti do të rreshtohet i dytë në fletën e votimit, ndërsa kandidatja e  Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet do të ketë numrin 3. Socialisti Erion Veliaj do të jetë i rreshtuar i katërti në fletën e votimit, pasuar nga Belind Këlliçi që do ketë numrin 5. Fleta e votimit mbyllet me kandidatin e PD zyrtare Roland Bejko. Në Shkodër, socialisti Benet Beci do jete në krye të fletës se votimit, pasuruar nga Bardh Spahia. Edhe ne Elbasan kandidati socialist Gledian Llatja u rendit i pari, ndërsa Luçiano Boçi i dyti, shorti  përcaktoi ndryshe ne Durrës ku Igli Cara do të jetë në krye të fletës së votimit, pasuar nga Emiriana Sako e PS.

Lexo edhe :  Dy njerëzit e rëndësishëm në këto zgjedhje, që i dhanë fitoren e thellë PS-së!

Porosia e Presidentit

Presidenti Bajram Begaj, në një tryezë me përfaqësuesit e angazhuar në procesin e zgjedhjeve të 14 majit, u shpreh se “eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative dhe institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre”. “Sigurimi i standardeve zgjedhore është garanci e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve. Procesi zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në Kushtetutë e ligj, është detyrim thelbësor ndaj vendit. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative dhe institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre”, deklaroi Begaj. Presidenti shtoi se “kuadri ligjor i zgjedhjeve është më i plotë dhe instrumentet mbrojtëse më të avancuara”, duke theksuar se “shitblerja e votes dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme”. Gjithashtu, Begaj bëri thirrje që “subjektet të mos denigrojnë njëri-tjetrin”. “Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt. Zgjedhjet kanë rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet! Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”, u shpreh Begaj.

Porosia e OSBE

Organizata më e rëndësishme ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, në një reagim në rrjetet sociale pret që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur, ku komunikimi politik të jetë sa më konstruktiv dhe në zbatim të ligjit shqiptar e standardeve ndërkombëtare. “Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE-ODIR. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”, shkruan OSBE.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV