“I duhet një plan për të ardhmen”/ Çfarë u sugjeron Ermal Mamaqi çiftit Kiara-Luiz?

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy prej personazheve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother.

Çifti ka qenë gjithnjë në lupën e ndjekësve ditë pas dite gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së famshme.

Përveç publikut edhe perosnazhe të botës së showbizit nuk kalojnë pa e komentuar çiftin.

Së fundi, aktori Ermal Mamaqi në emisionin e vëllezërve binjakë Romeo dhe Donal;d Veshaj ka dhënë sugjerimin e tij në lidhje me atë çfarë duhet të bëjnë pas daljes së tyre nga realityshow, nëse ata do të ishin pjesë e trajnimeve të tyre.

 “Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”, është shprehur Ermali, me nota disi ironike.

Ndërsa sa i përket Luizit është shprehur se i duhet nëj këshilltarë pasi të dalë nga shtëpia do të kuptojë se çfarë ka ndodhur.

 “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë”, tha Ermali.