‘Nuk dorëzohem’/ Këlliçi: Kësaj beteje do t’i shkoj deri në fund pa asnjë kompromis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belind Këlliçi e di se sfida të cilën ka marrë përsipër nuk është ndër më të lehtat për të. Përpara ka një sistem shumë kompleks, shumë të fuqishëm që ka bërë shumë para…

Por Belindi duket se do të jetë rivali më pak i preferuar për establishmentin politiko-qeveritar në 14 maj.

Një muaj më parë, më 14 mars 2023, Belind Këlliçi dhe e fejtuara e tij Ana Shkreli dhanë një intervistë eskluzive në A Show në SYRI TV, e cila rrëmbeu vëmendje të madh nga publiku. Në vijim, pjesë nga ajo intervistë:

“Janë makineri paraje dhe propagande. Motivim i jashtëzakonshëm për t’u përballur me këtë makineri”, u shpreh Belind Këlliçit në “A Show” , në Syri Tv ku ishte i ftuar së bashku znj.Shkreli.

Ai tregoi se asnjëherë nuk është dorëzuar përballë diçkaje dhe një nga tiparet që Anna vlerëson tek ai, rrëfen Belindi, është insistimi dhe vendosmëria.

“Këmbëngulja ime për t’i shkuar betejave deri në fund Annën e ka impresionuar shpesh herë”, shtoi ai.

Premtimi i tij është se do t’i shojë betejës deri në fund pa kompromis, për t’u përballur me regjimin që është shndërruar në pengesa kryesore për qytetarët dhe jetën e tyre.

“Në këtë pikë ku jemi sot, ku të rinjtë e shohin të pamundur mbijetesën, përballjen me këtë regjim, me sistemin që është ngritur që ta pamundëson jetesën në Tiranë, as mund ta çojnë një pjesë e të rinjve në mend që mund të përballen me makinerinë dhe ta mposhtin makinerinë, për mua ky është dhjetëfish motivim.

Për të dhënë të paktën shembullin, modelin tim personal që unë kësaj beteje do t’i shkoj deri në fund pa asnjë kompromis, siç e thonë amerikanët dhe britanikët shpesh herë “The underdog”, nuk e kam problem fare, për t’u përballur dhe për t’ia dalë deri në fund”, tha Këlliçi.

Të fundit

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të...

Zgjedhjet, POLITICO: ‘Omerta’ e mediave në Shqipëri, pse askush nuk nxorri exit-polle?

Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi një mandat të katërt historik...

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

Lajme të tjera

Web TV