Topalli flet para çeljes së fushatës: Vendi ynë do zhduket nëse ne nuk bëjmë ndryshimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur sot para çeljes së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit, në stadiumin “Air Albania”.

Ajo u shpreh në një prononcim për “Syri Tv” se kjo është fushata më e veçantë që ka përjetuar ndonjëherë. Për të kjo është një sfidë kundër përpjekjeve për të lënë PD-në jashtë  zgjedhjeve vendore.

Topalli: Në fakt, është hapja e një fushate më të veçantë që kam përjetuar në jetën time, për të gjitha arsyet historike të zhvillimeve të fundit, është së pari një sfidë e madhe ndaj përpjekjeve për ta lënë PD-në jashtë këtyre zgjedhjeve, është një përgjigje fantastike e qytetarëve, e demokratëve kundër të gjithë atyre që i morën vulën dhe emrin në një përpjekje që… Por edhe një festë për të gjithë kandidatët, të cilët në shumicën e tyre janë përfaqësues dinjitozë, me dinjitet dhe shumë të respektuar në zonat e tyre.

Sigurisht, këto nuk janë thjesht zgjedhje lokale, kanë një dimension të thellë politik si një përpjekje e jashtëzakonshme për të rikthyer pluralizmin dhe për të pasur një opozitë të vërtetë, që nesër, pas dy viteve, të jetë në qeverisje, që të ndryshojë çdo gjë në jetën politike, ekonomike, sociale të vendit.  në mënyrë të veçantë të ndalë fluksin e madh të shpopullimit. Dhe këtu do të them se ka shumë arsye për të cilat shqiptarët duan që të ndryshojnë qeverisja, qeveria etj. por arsyeja më e madhe është largimi i të rinjve e t’u them një gjë: Elon Musk, para pak ditësh, kur pa të dhënat e uljes së lindshmërisë së Italisë, tha: “Ky vend po zhduket”!

Lexo edhe :  Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt "ngrihen" deri më 25 gusht

Dhe unë po them të njëjtën gjë për analogji në vendin tonë, se këtu kushtet janë edhe shumë më të rënda: Vendi ynë do të zhduket nëse ne nuk do të bëjmë ndryshimin! Dhe sot është një përgjigje e shkëlqyer e pjesëmarrjes së qytetarëve, e njerëzve, e demokratëve dhe gjëja më e bukur është se unë shoh prindër, nëna, baballarë edhe me fëmijët e tyre për dore si një mesazh i rëndësishëm për të thënë se unë mendoj që këta fëmijë të mos ikin nesër, po të ndryshojmë situatën që ata të jetojnë këtu.

Të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Lajme të tjera

Web TV