Ndezën qirinj për Pashkë dhe shkuan në kishë/ Digjet gjatë natës banesa në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët gjatë natës në fshatin Mjekës të Bashkisë së Elbasanit.

Burimet bënë me dije se nga flakët që përfshinë katin e dytë të kësaj banese u dogj pothuajse plotësisht çatia dhe gjithçka ndodhej në ambientet e këtij kati.Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes pasi ishte sinjalizuar për ngjarjen nga fqinjët e familjes të cilës shtëpia i ishte përfshirë nga flakët.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur evitimin e djegies së katit të parë dhe të një banese tjetër që ndodhet fare afër saj.

Nga hetimet dhe të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga pakujdesia pasi kishin lënë ndezur qirinjtë me rastin e Pashkës Ortodokse dhe të gjithë familjarët në mesnatë kishin shkuar në Kishë.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shkrumboi katin e dytë të kësaj banese në fshatin Mjekës.

Të fundit

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se...

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të tezës së provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore 2025,...

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët ‘masakrojnë’ Federatën në komente

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin...

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Lajme të tjera

Web TV