14 maji/ Veliaj ironizon kandidatët e opozitës: Kundërshtarët, fushatë me ide të majta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ka vlerësuar me certifikatë  figurat e spikatura të partisë socialiste të njësisë nr. 10, ka ironizuar kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 14 majit.

Erion Veliaj: Partia Socialiste ka fituar 8 nga 9 betejat e fundit, një rekord që nuk e ka asnjë parti tjetër në rajonin tonë apo në Europë. E keni vënë re, në këtë fushatë, pothuajse të gjithë kandidatët janë të majtë? Kemi kandidatë nga Partia Socialiste, kemi një nga Partia Komuniste, kemi një nga një lëvizje marksiste, kemi një që hiqet sikur është me Saliun, por është regjistruar me LSI. Pra, këtu të gjithë kandidatët, formalisht janë të majtë. Kjo është një ditë e mirë për të majtën, kur edhe kundërshtarët tanë më të paepur regjistrohen si të majtë. E kishit menduar se një ditë, edhe Flamur Noka do regjistrohej si anëtar i Partisë Komuniste vetëm për të futur një kandidat në Tiranë?!

Sipas Veliajt, e gjithë klasa politike është fokusuar majtas për të marrë disa vota.

“Ata e dinë që nuk fitojnë, megjithatë shansi për të marrë disa vota është duke folur majtas, duke menduar majtas, duke bërë fushatë majtas, duke u investuar në ide të majta. Kjo është një gjë e mirë për vendin tonë, se pothuajse e gjithë klasa politike është e orientuar në një diskutim majtas. Sot ti ke edhe të drejtën të marrësh të gjithë idetë e majta, madje të shkosh edhe më larg se Enveri dhe të thuash “do ta bëjmë çdo gjë falas”. Tortën falas, taksitë falas, avionët falas”.

Për Veliajn, PS është e vetmja forcë politike ku në statutin e partisë ka vlerësimin publik për të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut për fitore. Një traditë që sipas Veliajt do të vazhdojë në të gjitha njësitë.

Të fundit

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV