Gaz Demi sulmon ashpër FSHF: “Kompensuan Laçin pasi ja trukuan ndeshjen me Krujën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partizanit ka reaguar ashpër pas humbjes me Laçin në transfertë.

Në emisionin “Skaner””, Demi u shpreh se Laci është favorizuar në takim pasi gjyqtarët nuk i quajtën golin e rregullt kundër Kastriotit (një ndeshje e trukuar haptazi dhe e pranuar nga FSHF) në ndeshjen e mëparshme, për shkak të kërcënimit karshi arbitrave.

“Nuk e kam dëgjuar deklartën e trajnerin Kolelës dhe kam bërë gabim. Ndoshta Laçit ngaqë iu bë një hile me Krujën donin ta mbuloni.

Terreni ishte si në Afganistan. Një gol ndikon gjithçka. Me qenë se Pregja e tha që goli ishte pozicion jashtë loje, unë nuk kam çfarë them.

Unë nuk jam i cënuar si njeri, iu thashë edhe tifozëve, që është turp që bëni kështu.

Ky Xhaja para 1 jave ishte në Durrës, e nxorri me karton të verdhë lojtarin tonë që mos luante në ndeshjen pasardhëse.

Unë kam të drejtë të dyshoj. Me duket një vjedhje ndaj Partizanit. Nga moviola e Pregjës, i bie që neve na kanë vjedhur si Partizanin.

Kuptova që Partizanit i kanë rënë në qafë, nuk kam çfarë flas më shumë. Në Laç ishte si në Afganistan. I bie që duhet të sillem edhe unë te fusha e Partizanit si në Afganistan, por fytyra ime nuk e lejon këto.

Shpresojmë t’ia kenë larë Laçit borxhin që i kishin dhe ta kenë goditur Partizanin. Do më vinte shumë keq po të qe e sistur kjo punë. Një diçka nuk shkon”, ishte reagimi i ashper i presidentit te Partizanit Gaz Demi.

Të fundit

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Lajme të tjera

Web TV