Panairi “Slow Food”/ Krifca: Prodhuesit tanë, më pranë tregjeve të sofistikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ATSH/ 11 prodhues shqiptarë të talentuar, që tashmë kanë krijuar markë me prodhimet e tyre autentike u prezantuan në Panairin “Slow Food” 2023, Stuttgart, të Gjermanisë si pjesë e përpjekjeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pvr promovimin e prodhuesve shqiptarë dhe zgjerimin e bashkëpunimeve në tregjet të reja ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në panair me mbështetjen e MBZHR dhe nënkujdesin e veçantë të ministres së Bujqësisë Frida Krifca, ishte rast shumë i mirë për të parë zhvillimin e prodhimeve shqiptare që nuk janë thjesht vetëm bujqësore, blegtorale por vijnë të përpunuara si një cikël i plotë.

Ministrja Krifca publikoi fotogalerinë e pjesëmarrjes në panair, ku i pranishëm ishte edhe ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir.

“Këto produkte ushqimi janë pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve më të thella të Shqipërisë nga jugu e deri në veri vendit. Janë pikërisht këto prodhime autentike që po zgjojnë vlerë të shtuar në agroturizmet lokale, po zgjerojnë kërkesën për eksporte dhe po inkurajojnë angazhmin e banorëve të këtyre zonave, për të shtuar prodhimin që është mjaft i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj”, tha ministrja Krifca.

Prodhimet tipike me bazë gjeografike janë një shembull shumë i mirë sesi funksionon përparimi e mbështetja e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri.

Ministrja shprehu angazhimin për një mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, ku veçoi edhe përkrahjen e prodhuesve për promovimin e tyre në panairet ndërkombëtare.

“Panairi “Slow Food” 2023, Stuttgart, Gjermani, një tjetër mundësi që afroi prodhuesit tanë me tregjet ndërkombëtare më të sofistikuara, ku u prezantuan denjësisht përmes shijes, cilësisë, njerëzores”, tha ministrja. “Thjesht, ekselencës shqiptare”, theksoi ajo.

45 produkte të kultivuara, të vjelura apo të përpunuara në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, përgjatë bregdetit apo në vargmalet malore ishin pjesë e stendës shqiptare në Panairin “Slow Food” në Shtutgard.

Lexo edhe :  Bie Euro, forcohet Leku! Faktorë kryesorë, turizmi dhe remitancat

Krifca ishte e pranishme me ftesë të posaçme të ministrit Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir, në Panairin Slow Food 2023, Stuttgart, Gjermani, ku morën pjesë mbi 700 ekspozues nga e gjitha bota.

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV