Tha se kishte 1 vit pa takuar vajzën/ Rudina i përgjigjet ish-bashkëshortit: Do vëmendje

Rudina Dembacaj ka deklaruar se nuk është aspak e vërtetë që ish bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj nuk e ka parë vajzën prej 1 viti.

Sipas saj, një gjë e tillë është bërë nga Varfaj për vëmendje.

“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit.

Ky reagim vjen pasi Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën e tj, Viktorian dhe se ka një vit që nuk e ka takuar.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante ai krah një fotoje me të voglën.