Milan nuk fali Napolin në stadiumin Maradona teksa kuqezinjtë siguruan biletën për në gjysmëfinalen e Champions League pavarësisht barazimit 1-1. Ndeshja ishte e mbushur me emocione teksa kuqezinjtë patën shansin të kalonin në avantazh me anë të Giroud, por francezi u ndal nga pika e bardhë nga ana e portierit Maignan.
Gjithsesi, francezi që humbi edhe një rast të pastër, e kishte të pamundur të gabonte pas një pasimi të Leaos që e nxorri sulmuesin me portën e zbrazur aty ku kuqezinjtë festuan në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, napoletanët provuan me të gjitha mënyrat dhe e patën mundësinë me anë të Kvaratskhelia.
Por, gjeorgjiani gaboi nga pika e bardhë. Në fund, Napoli shënoi me Osimhen, por goli ishte sa për statistikë me Milanin që kaloi dhe pret në gjysmëfinale fituesin e çiftit Inter-Benfica.