Alibeaj çel fushatën: Berisha minues i demokracisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit Roland Bejko dhe Enkelejd Alibeaj në hapjen e fushatës shigjetuan ish-kryeministrin Sali Berisha. Të dy thanë se “nuk mund të pranohej përfaqësimi nga një non-grata në Tiranë”, duke iu referuar kandidaturave të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku bën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj e ka nisur dje fushatën në Tiranë. Në fjalën e tij hyrëse, Alibeaj u shpreh se ky është një moment feste në një kohë të vështirë. Alibeaj në fjalën e tij sulmoi ashpër Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën. Sipas tij, të tre këta dinozaur të politikës së vjetër ndajnë së bashku interesa politike dhe financiare. Sipas tij, të tre këta prej një viti e gjysmë po vazhdojnë një sulm ndaj Partisë Demokratike, që siç u shpreh ai është nën agresion. “Ky është një moment reflektimi, demokratët që kanë përjetuar kohëra të vështira, i bëjmë thirrje kësaj të shkuarës tonë për të kuptuar realisht se ku jemi ç’kemi bërë dhe ku do shkojmë. Po bëhet një vit e gjysmën që një sulm i mirëfinancuar vazhdon të zhvillohet ndaj PDSH, partisë së krijuar nga ëndrra e studenteve. Sot kjo parti është nën agresion. PS me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama. Një pazarxhi politik si Ilir Meta, së bashki me Sali Berishën, ish kryetarin tonë, ish kryeministrin e shpallur non grata nga SHBA, si minues i demokracisë i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur dhe çdo simpatizant i saj ka qenë nën agresion të shumëfishtë”, është shprehur Alibeaj. Ai tha se dinozaurët e politikës së vjetër nuk e pranojnë dot që një forcë politike të jetë jashtë kontrollit të tyre. Janë të tre bashkë, nuk vazhdojnë dot jetën politike pa njëri tjetrin. Ndajnë interesa politike dhe financiare. Edi Ramën e mbajnë në pushtet, Sali Berisha dhe Ilir Meta”, u shpreh Alibeaj. Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha i ka futur një thikë pas shpine demokratëve, duke u strehuar në partinë e Ilir Metës. Komentet Bejko i bëri nga takimi për hapjen e fushatës elektorale, ku tha se kandidatura e tij në Tiranë është e vetmja alternativë e së djathtës, pasi sipas tij, të gjithë flamujt e tjerë në fushatë përfaqësojnë parti të majta. Ai shtoi se këto zgjedhje për PD-në do të jenë të vështira, pasi sipas tij, përballë kanë trinomin e tranzicionit shqiptar, Rama-Berisha-Meta. “Trinomi Berisha Meta RAMA janë bashkë dhe kjo ska asnjë pikë dyshimi. Nuk mund të ketë jetë politike gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër! Dhe interesat lidhen pikërisht te ndërtimet e Tiranës të Erion Veliajt. Shikoni se cfarë po u bëjnë pronarëve të tokavë në Tiranë. Po ja u zhvasin. Në disa raste kemi shpronësime me dhunë. Në disa raste shpronesime jashte cmimeve të tregut. Vetëm e vetëm që oligarkia politike të qerasë oligarkinë ekonomike që i mban këta në pushtet”, tha Bejko.

Të fundit

Maratona e fushatës, Rama në Belsh: “Këtu kishte vetëm ferra e mbeturina”

Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve parlamentare (11 maj), kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një...

“Vladimir, stop! Po vdesin 5 mijë ushtarë në javë”. Trump nuk ka më durim me Putinin

Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kievin. Duke shkruar në llogarinë e tij në...

45 milionë euro për një talent nga Amerika Latine, United guxon në merkato

River Plate vazhdon të konfirmojë veten si një nga fabrikat e talenteve në futbollin e Amerikës së Jugut. Perla e fundit që ka dalë...

BE nuk mban anë: Interesi i Kosovës është të formojë shpejt institucionet

Bashkimi Evropian, ndonëse nuk komenton çështjet dhe procedurat e brendshme në Kosovë, sikurse as në ndonjë vend tjetër partner, vlerëson se është në interes...

“Do e kishte fituar BBV me mua në krah”, Valbona zbulon nëse ka patur kontakt me Laertin

“Ai do kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe”, kështu u shpreh Valbona Mhilli teksa ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV