I humbet çiftja brenda në komisariat, s’i japin asnjë shpjegim/ Policia: E çuam për skrap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e cila sorollatej mes Komisariatit nr.4 në kryeqytet dhe Repartit 100 në Mullet, pa marrë nga asnjëri një përgjigje përfundimtare.

Në të dyja këto institucione e reja ka shkuar të marrë dy armë gjahu të të atit të cilat i kanë dorëzuar pas vdekjes së tij. E bija pas plotësimit të rregullt të të gjithë dokumentacionit kërkon të rimarrë armët e gjahut të të atit. Por sheh se njëra prej armëve të gjahut mungon.

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

Komisariati nr 4. e përcjellë qytetaren duke i thënë se ka shkuar për shkrirje, pasi ata e kanë çuar në Mullet te Raparti 100 që janë edhe magazinat e shtetit.

Por te këta të fundit qytetarja nuk gjen zgjidhje, pasi i thuhet se përgjigjen e merr në komisariat.

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

Qytetarja tregon për Fiksin, se dy armët e gjahut i  kishte kujtim nga i ati dhe ju desh të bëjë dëshmi trashëgimie dhe kurs për përdorim arme që vetëm t’i rimarrë, por që mundi të merrte vetëm njërën.

Fiksi solli bisedat që qytetarja bën në komisariat ku i thuhet se kanë shkuar te Reparti 100 dhe është kthyer vetëm njëra, kjo që po i japin.

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

Por që për këtë gjë i thonë se nuk mund të marrë një dokument zyrtar. Të kundërtën i thotë përgjegjësi në Repartin 100, sipas tij dokumentin e merr pikërisht në komisariat, pasi ata ja morën armën ata duhet  edhe të përgjigjen.

Kështu  Komisariati nr . 4 i thotë nuk japim ne shkresë, magazinat e Policisë së Shtetit thonë duhet të shprehet komisariati. Qytetarja nuk merr përgjigje përfundimtare ku ka përfunduar arma tjetër e gjahut, apo të marrë një dokument për atë që komisariati i raporton, shkrirjen e armës së dytë./ tch

Lexo edhe :  Zjarri në Kopaçez/ Deputeti socialist paralajmëron autorët: Çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

I “humbet” çiftja brenda në komisariat, nuk i japin

Të fundit

Del nga shinat treni me 100 pasagjerë në Gjermani, viktima dhe të plagosur

Një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në afërsi të Riedlingen, në shtetin gjerman të...

Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

ARBEN MALAJ Një përgjigje për pyetjen se kush ushqen kë, domethënë, është demokracia ajo që ushqen rritjen ekonomike, apo është rritja ekonomike ajo që konsolidon...

Gol në minutën e fundit, Mirlind Daku “gjunjëzon” Zenitin

Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos...

Kështu foli Spiropali: Vdekja e një lideri në heshtje!

Nga Klevis Bakillari Në realitetin politik shqiptar, ku liderët e së shkuarës ende përpiqen të imponojnë të tashmen me retorikën e së kaluarës, ndodhin herë...

A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik? Danimarka shënjestron flotën e Moskës

Evropa duket se duhet të përgatitet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit me Rusinë në Detin Baltik. Helge Adrians i Institutit për Çështje...

Lajme të tjera

Web TV