Spalletti i irrituar me eliminimin nga Champions: “Na u mohua një penallti e pastër”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luciano Spalletti nuk e përtyp lehët eliminimin nga Champions League. Trajneri i Napolit ka reaguar sërish ashpër në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ka akuzuar arbitrin se u ka mohuar të tijve një penallti në pjesën e parë, kur rezultati ishte 0-0.

Tekniku napolitan tha se në harkun e 180 minutave skuadra e tij është penalizuar jo pak nga arbitrimi, teksa e ka cilësuar edhe shkakun kryesor të eliminimit nga Champions League.

“Në ndeshjen e parë na ndëshkuan padrejtësisht dy titullarë të rëndësishëm, që nuk i patëm në sfidën e kthimit. Edhe këtu, arbitronte njëri, që FIFA thotë se është më i miri në botë. Nuk e kuptoj se si nuk na u dha ajo penallti në minutën e 37’. Ishte penallti e pastër, por edhe pasi e panë në VAR, urdhëruan vijimin e lojës. Ndoshta këtë herë në vendimin e arbitrit peshoi historia, pasi nuk gjej arsye tjetër për të mos dhënë atë penallti”, deklaroi trajneri i Napolit.

Të fundit

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Lajme të tjera

Web TV