VIDEO-LAJM/ Zv. Kryeministri i parë i Kosovës, flet pas liberalizimit të vizave me BE

Monada Mehmetaj, Strasbourg, intervistë me zv. Kryeministrin e parë të Kosovës. Z. Besnik Bislimi.

Bashkimi Evropian nënshkroi sot aktin ligjor, me të cilin Kosova hyn në listën e shteteve, të cilave nuk iu nevojitet viza hyrëse për në Bashkimin Evropian.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do ta afrojë Kosovën më afër Bashkimit Evropian.