Ekzekutimi i biznesmenit/ Ngjela: S’është politike, socialistët s’i bëjnë këto goditje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Euronews Albania, tha se vetëm pasi të bëhen hetimet dhe të zbulohet autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj do të kuptohet nëse kjo vrasje ka qenë për gjakmarrje, për borxhe, konkurrencë apo për arsye politike.

Sipas avokatit edhe pse nuk e përjashton si pistë, shanset që ekzekutimi I biznesmenit në Shëngjin të ketë ndodhur për arsye politike janë të pakta.

Sipas tij nëse është e vërtetë që viktima mbështeste opozitën, Partia Socialiste nuk mund të ketë qenë organizatorja e këtij, krimi pasi siç thotë avokat, ajo e ka të sigurt fitimin e zgjedhjeve.

“Kjo është çështje hetimore, nuk është çështje politike. Pasi të shikojmë identitetin e autorit, atëherë do nxjerrim konkluzionin nëse është vrasje për hakmarrje, për problem ekonomik, për konkurrencë ekonomike dhe në fund fare vjen ajo që thoni ju.

Vetëm në rast se kanë të dhëna. Ky ndihmonte Partinë Demokratike. Duhet të keni parasysh një gjë, nuk i bëjnë socialistët këto lloj goditjesh sepse i kanë të sigurta zgjedhjet.

Nuk e kanë të nevojshme të kryejnë këto akte kështu që kjo është shumë e largët si mundësi”,-tha Spartak Ngjela.

Të fundit

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Lajme të tjera

Web TV