Raporti i OBSH: 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç pa dhëmbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

50% e popullsisë në botë kanë probleme më dhëmbët.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerëson se Shqipëria problematikën më të madhe e ka me kariesin dentar tek fëmijë e moshës 1 deri në 9 vjeç.

Vendi ynë renditet i katërti në Europë, ku 48,6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar në dhëmbët e qumështit.

Në të gjithë Europën numërohen rreth 44 milionë fëmijë me këtë problem.

Me rritjen, kujdesi për dhëmbët është më i shtuar. Kjo reflektohet edhe tek problematikat që kanë të rriturit.

Sipas studimit 14,9% e të rriturve mbi 15 vjeç në vendin tonë kanë probleme të ndryshme me dhëmbët, ndërsa në vendin e parë sa i takon kësaj problematike është Danimarka, e pasuar nga Gjermania dhe Norvegjia.

Një tjetër indikator matës i shëndetit oral të marrë në konsideratë nga ekspertët e shëndetësisë botërore është dhe humbja e dhëmbëve.

Në Shqipëri rezulton se 33,7% e personave mbi 60 vjeç i kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre.

Ekspertët e OBSH vlerësojnë se situata e shëndetit oral në Europë është në nivel alarmant. Ata fajësojnë kujdesin e ulët për higjienën e gojës, konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer, duhanin dhe alkoolin si dhe traumat e shumta që çojnë në humbje të dhëmbëve.

Të fundit

Martohet Mira Murati, ceremonia “sekrete” në Toskanë

Mira Murati, shqiptarja që i dha botës inteligjencën artificiale ChatGPT, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në...

Lëvizja, “ilaçi” më i mirë kundër kancerit, çfarë duhet të bëni

Një studim i shtrirë në 6 vende (SHBA, MB, Australi, Francë, Kanada, Izrael) me 889 pacientë me kancer të zorrës së trashë (përfshirë 90%...

Vrasja e Esat Toptanit, një avokat francez mbrojti kauzën shqiptare në Gjykatën e Parisit

13 qershor 1920 Nga Leonard Veizi Në qershorin e vitit 1920, një e shtënë armësh tronditi një prej rrugëve më elegante të Parisit — Rue de...

Sulmet izraelite/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës dhe shtohet frika

Sulmet ajrore të Izraelit mbi objektiva bërthamore dhe ushtarake në Iran kanë shkaktuar tronditje të menjëhershme në skenën ndërkombëtare. Ndërsa bota pret reagimin e...

Popullsia në vend zbret në 2.36 milionë banorë, ja faktorët që ndikuan

Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë. Popullsia e Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV