Alibeaj sulmon Berishën: Do të mbrojë veten kundër amerikanëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj nuk kursen sulmet ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës në daljet e tij publike për fushatën elektorale. Nga takimi me demokratët në Patos, Alibeaj tha se interesi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten kundër amerikanëve që e shpallën ‘non grata’.

Sipas tij, opozita nuk duhet të mbajë mendjen nëse thirret apo jo nga SPAK por duhet të jetë e hapur ndaj njerëzve. Një mesazh e pati edhe për demokratët që mbështesin sot Berishën duke i pyetur: ‘Kaq shpejt i harruat lotët kur mbetët rrugëve në 2013’. Sipas Alibeajt, Berisha po i çon demokratët te Partia e Lirisë për të forcuar Ilir Metën, i cili më pas do të bëjë pazar me Edi Ramën.

“I intereson vetëm halli personal se në këtë proces ku është futur pak synime ka. Kërkon ta mbrojë kundër amerikanëve. Së dyti kërkon imunitet politik. Ne nuk kemi oligark nga mbrapa. Në shërbim të tyre janë vetëm Rama, Berisha, Meta. Opozita duhet të jetë e hapur ndaj njerëzve jo të rrijë me dorë në zemër, më thërret SPAK apo jo. Ne ofrojmë opozitë dhe nuk është pak. Këto janë sfida të mëdha në kohëra të vështira.

Shkojnë e futen në strofullën e Partisë së Lirisë. Si ka mundësi sot, në 2023, siç bëri dhe vjet më 6 mars, t’i marrë demokratët e t’i çojë tek shtëpia e Partisë së Lirisë. I harruan kaq shpejt lotët demokratët kur i hoqi nga puna qeveria e Ramës dhe Metës e i la rrugëve. I çon demokratët për të forcuar Ilir Metës që të bëjë pazar me Edi Ramën e më pas t’i lërë në rrugë”, tha Alibeaj.

Lexo edhe :  Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Teksa Alibeaj pretendon se do dalin me rezultate të kënaqeshme në zgjedhjet e 14 majit, thotë se qëllimi i tyre është të ruajnë PD dhe ta kthejnë në ofertën më të mirë për shqiptarët.

Të fundit

Altin Dumani u përlesh fizikisht me gjyqtaren? Reagon GJKKO ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar ndaj akuzave të kreut...

IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar verifikimin e ndërtimeve pa leje. Inspektorët...

Zjarr në malin e Dukatit/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen menjëherë në spital

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të...

Dash Sula: Në PD mungon analiza, sulmohen të rinjtë që duan ta sjellin në pushtet

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë...

Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV