Kolegji rrëzoi kërkesën për emrin në fletën e votimit, Berisha: Kanë tmerr nga emri im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha nuk e pranon vendimin e Kolegjit Zgjedhor që vulosi emrin e Ilir Metes në fletën e votimit si kryetar i koalcionit “Bashkë Fitojmë”.

“A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD.E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit. Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës. Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën”- tha Berisha.

Berisha flet për plan të Edi Ramës për të emëruar opozitën që sipas tij, fshihet një skenar.

“I duhet të vjedhë, të vjedhë sa më shumë.Nuk lejon ngritje komisionesh. Kërkuam ngritje komisioni për çarterin e tij taksi, ky si Sulltani Erdogan, thotë se e kam dhuratë. Por shpenzimet e udhëtimit i heqin qytetarët e Shqipërisë. Dhe ka shpenzuar 22 milionë euro me dhomë gjumi ky se lodhet shumë, njeriu që në dy të tretat e mbledhjeve nuk shkel në qeveri. Pse e do vendin pa opozitë ky? Se blen vazon e drurit 4 milionë euro.E do sepse firmos 420 milionë euro për djegësa. Do të kontrollojë çdo pushtet”- tha Berisha.

Një dite me parë Kolegji Zgjedhor i dha fund debatit se kush e drejton koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ilir Meta do jetë kryetar i kandidatëve të foltores, edhe pse përdori çdo manovër juridike për tia dorëzuar kolacionin Sali Berishes, emrin e të cilit votuesit e djathtë nuk do e gjejnë në fletën e votimit.

Të fundit

Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, nuk do luftën opozitare

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për News 24, theksoi se Sali Berisha vazhdon misionin për të...

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet në videon që u bë...

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë e sotme), ushtritë e Kryqëzatës...

“I vetmi narkoshtet në Evropë”/ Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Asamblenë e OSBE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të...

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do lidhё Jugun dhe Veriun e...

Lajme të tjera

Web TV